Miss Shqipëria nxjerr emrin: Ky këngëtar shqiptar më ka shkruar, besoj se...

Showbiz

Miss Shqipëria nxjerr emrin: Ky këngëtar shqiptar më ka

Miss Shqipëria 2020, Iljada Baci ka treguar gjithçka në lidhje me jetën e saj dhe projektet për të ardhmen.

Gjatë emisionit “Edicioni Veror” në Abc, bukuroshja zbuloi edhe një sekret, pasi është kontaktuar nga këngëtari i njohur Capital T dhe se mes tyre do të ketë një miqësi.

Ajo thotë se gjatë verës preferon më mirë të jetë single, sesa e lidhur me dike, ndërsa për t’ja rrëmbyer zemrën Miss-it shqiptar duhet që një djalë të jetë i zgjuar dhe i sjellshëm.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ndërsa foli për eksperiencën e saj te “Miss Shqipëria”, ajo u  shpreh se ishte “e paharrueshme që më ka ndryshuar komplet si person”. Mësimi që kam marrë, deklaroi ndër të tjera Iljada Baci, është disiplina, korrektësia dhe që të eci mbi taka.

Pjesë nga intervista

Pyetje: Single apo e lidhur gjatë verës?

Iljada Baci: Single

Pyetje: Të ngacmojnë  më shumë në dimër apo në verë?

Iljada Baci: Sigurisht në verë

Pyetja: Komplimenti më i mirë që ke marrë?

Iljada Baci: Ke një buzëqeshje shumë të bukur.

Pyetje: Na zbulo ndonjë personazh që të ka shkruar?

Iljada Baci: Më ka shkruar dhe besoj se do kemi një lloj miqësie, është Captil T.

Pyetje: Vetëm miqësi?

Iljada Baci: Vetëm miqësi

Pyetje: Për të rrëmbyer zemrën e Iljadës, çfarë duhet të bëjë një djalë?

Iljada Baci: Duhet të jetë i zgjuar dhe i sjellshëm

Pyetje: Do ti futesh rrugës së muzikës?

Iljada Baci: Mbase në një të ardhme më të largët

ME TE LEXUARAT