Lobisti libanez nxjerr zbuluar Metën dhe Kryemadhin në SHBA: U dhurova Kuranin, më ftuan në...

Politikë

Lobisti libanez nxjerr zbuluar Metën dhe Kryemadhin në SHBA: U dhurova

Kreu i shtetit Ilir Meta së bashku me bashkëshorten, kryetaren e LSI-së, Monika Kryemadhi pak ditë më parë ishin në SHBA. Takimi nuk u bë publik nga Presidenca, ndërsa ka qenë lobisti Safi Kaskas i cili e ka bërë publike duke postuar dy foto në rrjetet sociale.

“The Qur’an with References to the Bible”, (Kurani me referenca në Bibël), është libri i cili Kaskas i dhuroi Metës dhe Kryemadhit. Kaskas shkruan se zonja Kryemadhi e pëlqeu shumë librin, madje u zotua se do të bënte të mundur përkthimin e tij në shqip.

Lobisti libanez nxjerr zbuluar Metën dhe Kryemadhin në SHBA: U dhurova

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Unë dhe gruaja ime patëm një vizitë shumë produktive këtë mëngjes me Presidentin e Shqipërisë, Shkëlqesinë e Tij Ilir Meta dhe gruan e tij Monika Kryemadhi. Ne u dhuruam atyre një kopje të librit tim Kur’ani me Referencat në Bibël. Zonja e Parë e Shqipërisë e pëlqeu librin dhe u angazhua për ta përkthyer atë në shqip me një grup studiuesish.

Ata gjithashtu na ftuan t’i vizitojmë në Shqipëri për të festuar fillimin e përkthimit të librit”, shkruan amerikano-libanezi Kaskas, i cili është lobist i njohur me një përvojë më shumë se 40 vjeçare.

ME TE LEXUARAT