Rrethohet ambasada shqiptare në Beograd, protestuesit: “Kosova është zemra e Serbisë”

Kosovë&Rajon

Rrethohet ambasada shqiptare në Beograd, protestuesit: “Kosova

Ambasada amerikane dhe ajo shqiptare në Beograd janë rrethuar nga protestues serbë, të cilët thërrasin se “Kosova është zemra e Serbisë”. REL shkruan se në protestë ishin 40-50 persona, të cilët e nisën marshimin fillimisht në ambasadën e amerikane dhe më pas në atë shqiptare.

Në këto thirrje, protestuesit kërkonin që të bojkotohen zgjedhjet lokale në Kosovë, që pritet të mbahen nesër. Mësohet se protesta ka nisur fillimisht në rrjetet sociale, nga Damnjan Knezevic, udhëheqësi i “patrulla e popullit”.

Sipas tij, protesta do mbahet se4pse SHBA-të janë një nga armiqtë më të mëdhenj të qenies kombëtare dhe mbijetesës së shtetit, veçanërisht në Kosovë. /REL

ME TE LEXUARAT