Njohja e pavarësisë së Kosovës, kryeministrja serbe: Nuk do ta nënshkruaja

Kosovë&Rajon

Njohja e pavarësisë së Kosovës, kryeministrja serbe: Nuk do

Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiç, ka theksuar se nuk do ta nënshkruante njohjen e pavarësisë së Kosovës, pasi u pyet nga gazetarët në Serbi. “Jo!”, thuhet se është përgjigjur ajo pyetjes që gjithmonë ka nxitur debate.

Sipas saj në këtë fazë, BE dhe SHBA nuk kanë thënë se nuk ka anëtarësim në BE pa njohjen e Kosovës, por se nuk ka anëtarësim pa një zgjidhje afatgjatë të çështjes së Kosovës. Brnabiç theksoi se Serbia është e angazhuar për zgjidhjen e konfliktit të ngrirë dhe se interesi i vendit tonë është paqja dhe stabiliteti, si dhe anëtarësimi në Bashkimin Evropian.

“Gjetja e një kompromisi që do të siguronte paqe dhe stabilitet të qëndrueshëm dhe rruga jonë evropiane janë në interesin e Serbisë, sepse ato do të sigurojnë që ne të vazhdojmë të forcohemi ekonomikisht. Është e mundur që ne të humbasim shansin historik për shkak të kësaj, i cili nuk do të na shfaqet përsëri për një kohë të gjatë. Megjithatë shpresoj se nuk do të ndodhë”, tha Brnabiç.

ME TE LEXUARAT