Një nga të mbijetuarit e aksidentit në Kroaci rrëfen ngjarjen: Pashë të vdekur, njerëz pa krah

Kosovë&Rajon

Një nga të mbijetuarit e aksidentit në Kroaci rrëfen

Një rrëfim prekës ka ardhur nga një personat që i mbijetuan aksidentit tragjik që ndodhi ditën e sotme në Kroaci. Mësohet se për mediat kroate, Ramo Gashi tha se sytë e tij panë gjithçka.

“Diçka shpërtheu për një sekondë, pashë gjithë ata njerëz nëpër gjithë livadhin atje poshtë, në atë kanal pranë autostradës. Unë i pashë të lënduarit, të vdekurit, pashë gjithçka, njerëz pa krah, pashë gjithçka, gjithçka”, tha Gashi.

Një nga të mbijetuarit e aksidentit në Kroaci rrëfen

Ngjarja e rëndë ndodhi mëngjesin e sotëm në Kroaci, ku për pasojë vdiqën 9 emigrantë kosovarë dhe shoferi që po rrinte në vendin e pasagjerit. Shkak i aksidentit ka qenë lodhja e shoferit.

ME TE LEXUARAT