Emri/ Kjo është 19-vjeçarja që ndërroi jetë në aksident, ja gjendja e të plagosurve!

Kosovë&Rajon

Emri/ Kjo është 19-vjeçarja që ndërroi jetë

Një aksident me fatalitet ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Pouskë të Prizrenit. Policia ka konfirmuar se si pasojë një 19 vjeçare ka ndërruar jetë, kurse dy persona të tjerë janë lënduar.

Mediat lokale kanë publikuar fotografinë e të ndjerës.

Ajo është 19-vjeçarja Dilge Nanovçe. Zdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi ka thënë se nga të lënduarit, njëri prej tyre ka lëndime të rënda.

“Sot më datë 18.05.2025 rreth orës 04:19 policia ka marrë informatë për një vetaksident në fshatin Pouskë, Prizren. Si pasoj e aksidentit tre persona kanë pësuar lëndime. Njëri nga ata femër 19 vjeçare si pasoj e lëndimeve ka vdekur, ndërsa dy tjerët njëri ka pësuar lëndime të rënda (25 vjeçar), e tjetri( 27 vjeçar) lëndime të ndryshme trupore", njofton policia.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion