“I thashë nuses merr valixhet ik te nëna jote”/ Bashkëshortja e Andreas tregon si qëndron e vërteta, përmes kësaj letre!

Showbiz

“I thashë nuses merr valixhet ik te nëna jote”/

Bashkëshortja e Andreas, Gerta, ka reaguar për deklaratat e fermerit kur mori lajmin se fëmija i tyre i parë ishte vajzë. Me anë të një letre në “Ferma Club”, ajo tha se Andrea është keqkuptuar.

Partnerja e fermerit shkruan se Andrea e kuptoi mendimin e gabuar që kur mori në krah për herë të parë mrekullinë e tyre, vajzën.

Gerta deklaroi se Andrea është një bashkëshort dhe baba i përkushtuar për familjen e tyre.

“Them me plot bindje që është keqkuptim. Unë jam shumë e lumtur që po e përcjellin Andrean dhe po e suportojnë me dëshirën për të njohur njeriun e dashur dhe alegro që njohim edhe ne. Në një reality show ka padiskutim vend për keqkuptime, dhe jam e sigurt që ai është keqkuptuar. Më pëlqen për përgjegjësinë që ka kundrejt publikut.

Andrea, si shumica e shqiptarëve, është rritur nga breza paraardhës me shprehi të ndryshme, siç është edhe dëshira për të pasur një djalë për të trashëguar mbiemrin. Por, si çdo eksperiencë e re, edhe të bëhesh prind për herë të parë të ndryshon kuptimin dhe esencën e jetës. Jam shumë krenare për Andrean që e kuptoi mendimin e gabuar që kur mori në krah për herë të parë mrekullinë që na i dhuroi Zoti.

Sot e tregon për të dhënë një mesazh sensibilizues, duke bërë shembull veten e tij. Jam me fat që kam zgjedhur në krah një bashkëshort dhe baba të mrekullueshëm dhe të përkushtuar për familjen, Gerta”, shkruan partnerja e Andreas.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion