Covid-19 në Greqi, autoritetet: Numri i të intubuarve mund të shkojë në 1 mijë deri në Pashkë

Kosovë&Rajon

Covid-19 në Greqi, autoritetet: Numri i të intubuarve mund të

Situata e Covid-19 në Greqi nuk është aspak e mirë dhe sipas autoriteteve shëndetësore, deri në pashkë, numri  i të intubuarve mund të shkojë në 1 mijë. Ndërkohë mediat lokale shkruajnë se në spitalet e Atikës, aktualisht janë duke u trajtuar 2.454 pacientë, nga të cilët 398 janë të intubuar dhe 180 të tjerë janë të intubohen në spitalet në Greqinë veriore.

Për këtë, profesori i Sëmundjeve Infektive Sotiris Tsiodras, iu referua indeksit të lartë të pacientëve të intubuar, gjatë fjalës së tij në Akademinë e Athinës në “PANDEMIA SARS-CoV-2: Shkenca që shoqëron e vërteta” tha se numri i të intubuarve do të shkojë në 1,000 në maj, nëse indeksi i riprodhimit të virusit, rritet në 1.1 nga 0.97 që ishte në territorin e vendit një dite më parë. Nëse indeksi R mbahet në 1, mund të ketë një stabilizim në rreth 700 të intubuar dhe nëse bie pak, në 0.8, atëherë numri i të intubuarve mund të shkojë në 200. 

Raportimet e fundit tregonë se në një periudhë prej katër javësh, rastet ditore me Covid-19 janë rritur me 34 për qind, vdekjet me 72 për qind dhe të intubuarit me 55%.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Vetëm një ditë më parë, u regjistrua rekordi i radhës i rasteve ditore, 4,309 të infektuar, por edhe numri më i lartë i testeve të bëra 75,182.

ME TE LEXUARAT