Alarmi i Kurtit për ushtrinë në kufi, reagon Serbia: Hyjmë në Kosovë vetëm me lejen e KFOR!

Kosovë&Rajon

Alarmi i Kurtit për ushtrinë në kufi, reagon Serbia: Hyjmë

Nuk ka vonuar shumë dhe Serbia ka reaguar lidhur me alarmin e lëshuar nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Nemanja Staroviç, Sekretar Shteti i Ministrisë së Mbrojtjes së Serbisë, pretendon se ky është një “pushtim imagjinar”, ndërsa vazhdon me retorikën dhe pretekstet e Vuçiç se me këtë, Kurti po mbulon ngacmimet ndaj serbëve të Kosovës.

“Për ta thënë edhe njëherë më qartë, ushtria e Serbisë nuk ka hyrë kurrë në territorin e Kosovës pas vitit 1999 dhe kurrë nuk do ta bëjë, derisa kjo të lejohet nga KFOR-i, siç parashikohet në rezolutën 12 44 të Këshillit të Sigurisë të OKB-së”, shkruan zyrtari serb në një status në X.

Staroviç përpiqet që të shpjegojë pamjet filmike të publikuara nga kryeministri i Kosovës duke pretenduar se ishin patrullime të rregullta të ushtrisë serbe përgjatë kufirit në koordinim të ngushtë me KFOR-in.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion