I lidhur me pranga dhe i futur brenda në një qese plehrash, gjendet një trup i pajetë në Janinë

Bota

I lidhur me pranga dhe i futur brenda në një qese plehrash, gjendet

Autoritetet greke janë alarmuar pas gjetjes së trupit të pajetë të një personi në Janinë. Duket se autorët nuk e kanë kryer vrasjen në vend, por e kanë zhvendosur trupin e viktimës në vendin ku u gjet mëngjesin e sotëm.

Lidhur me kushtet në të cilat u gjet, ai kishte një palë pranga të lidhura në dorën e majtë dhe një armë të lidhur në skajin tjetër. Nuk dihet nëse kjo është arma e përdorur për ta vrarë.

Ai u gjet i mbështjellë me thasë plehrash rreth kokës dhe këmbëve, ndërsa pjesa tjetër e trupit ishte i ekspozuar. Trupi i tij ka lëndime, por deri më tani nuk bëhen të ditura detaje të tjera. Në vendngjarje pritet eksperti mjekësor në mënyrë që të fillojë procesi i identifikimit.

Vlen të theksohet se asnjë zhdukje nuk ishte raportuar në zonë dhe autoritetet po ekzaminojnë kamerat në rrugën për në zonën e Frontzu.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion