Hodhi divanët e vjetër në rrugë, fqinjët i bëjnë "gjëmën" shqiptarit në Itali

Bota

Hodhi divanët e vjetër në rrugë, fqinjët i

Një 43-vjeçar shqiptar është gjobitur rëndë në Itali, pasi vendosi që të nxjerrë në rrugë dhe të braktisë aty, divanët e vjetër të shtëpisë që nuk i nevojiteshin më.

Ngjarja ka ndodhur në Rimini ku shqiptari ka transportuar me një kamion mobilet e vjetra dhe i ka hedhur ato në një zonë të pabanuar. Por, dëshmitarët që kanë parë gjestin e tij kanë marrë menjëherë në telefon autoritetet.

Këto të fundit ngarkuar mobiliet dhe më pas i çuan në oborrin e banesës së 43-vjeçarit shqiptar. Ndëshkimi për shqiptarin nuk përfundoi me kaq, pasi veç kësaj ai u gjobit edhe me 10 mijë euro nga për hedhje të mbeturinave jashtë vendeve të përcaktuara.

Shqiptari u justifikua duke thënë se divanet i kishte lënë atje përkohësisht dhe se do t’i merrte sërish për t’i çuar për riciklim. Megjithatë, versioni i tij nuk i ka bindur autoritetet, që kanë lënë në fuqi gjobën e majme.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion