Ukraina uron Shqipërinë për Pavarësinë, Ministria e Jashtme: Miqësia jonë është e çmuar

Aktualitet

Ukraina uron Shqipërinë për Pavarësinë, Ministria e
Ministria e Punëve të Jashtme e Ukrainës ka përcjellë urimin e saj zyrtar për Shqipërinë me rastin e 28 Nëntorit, Ditës së Pavarësisë, duke vlerësuar marrëdhëniet dypalëshe dhe mbështetjen e ndërsjellë mes dy vendeve.

Në mesazhin e publikuar, diplomacia ukrainase thekson se bashkëpunimi me Tiranën bazohet në vlerat e përbashkëta evropiane dhe besimin e ndërsjellë, ndërsa rikonfirmon angazhimin për forcimin e mëtejshëm të lidhjeve mes dy shteteve.

“Urime Republikës së Shqipërisë për Ditën e Pavarësisë! Ukraina e vlerëson thellësisht miqësinë dhe bashkëpunimin e saj me Shqipërinë, të bazuar në vlerat e përbashkëta evropiane, besimin e ndërsjellë dhe një vizion të përbashkët për të ardhmen. Ne mbetemi të përkushtuar për të çuar përpara qëllimet tona të përbashkëta dhe për të forcuar marrëdhëniet tona dypalëshe.

Duke i uruar Shqipërisë sukses, përparim dhe prosperitet të vazhdueshëm, dhe popullit mik shqiptar paqe dhe mirëqenie të qëndrueshme! Urime Shqipërisë për Ditën e Pavarësisë’, thuhet në reagim.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion