Komisioni Evropian nxit integrimin financiar: Avantazhi i bankës 100% digjitale

Nga SEPA tek perspektiva e integrimit në Tregun e Përbashkët Evropian, Shqipëria tashmë ka prespektivën për të hyrë në një fazë të re të transformimit financiar.
Komisioni Evropian, përmes dokumentit “Preparing for a Wider Union”, publikuar më 6 tetor 2026, orientoi një qasje të re ndaj zgjerimit të Bashkimit Evropian: vendet kandidate, si Shqipëria, nuk duhet të presin anëtarësimin e plotë në BE për të përfituar nga integrimi ekonomik, financiar dhe teknologjik evropian.
Megjithëse dokumenti i Komisionit Evropian nuk parashikon ende pasaportizimin e licencave bankare, ai sinjalizon një drejtim të rëndësishëm për të ardhmen e tregut financiar shqiptar.
Sipas kësaj qasjeje, Shqipëria mund të integrohet gradualisht, përpara anëtarësimit të plotë në BE, në Tregun e Përbashkët Evropian, të përfitojë nga instrumentet financiare të BE-së dhe të bashkëpunojë më ngushtë me institucionet evropiane.
Një nga zhvillimet më të rëndësishme lidhet me sektorin financiar. Shqipëria përmendet konkretisht mes vendeve që kanë nisur pjesëmarrjen në SEPA, sistemin evropian të pagesave në euro, i cili mundëson transferta ndërkufitare më efikase dhe afron shërbimet bankare shqiptare me standardet evropiane.
Por, ambicia e Komisionit Evropian shkon përtej pagesave. Dokumenti hap perspektivën e një integrimi më të thellë në sektorë të caktuar të Tregut të Përbashkët, për vendet që përmbushin kërkesat rregullatore dhe standardet e BE-së.
Ndërsa kufijtë financiarë po bëhen gjithnjë e më pak pengesë për pagesat, edhe vetë modeli bankar po evoluon. Teknologjia, shpejtësia dhe aftësia për të ofruar shërbime digjitale po marrin një rol gjithnjë e më të rëndësishëm në konkurrencën bankare.
A është Shqipëria gati për këtë prespektivë të re?
Në Shqipëri, hyrja në treg e Jet Bank, bankës së parë 100% digjitale në vend, është një shembull i trasformimit të sistemit bankar shqiptar. E ndërtuar mbi një infrastrukturë teknologjike moderne, pa sistemet e trashëguara të bankingut tradicional, banka ofron shërbime si SEPA dhe SEPA Instant, duke sjellë një eksperiencë më të shpejtë dhe tërësisht digjitale për klientët.
Në një Evropë që synon gjithnjë e më shumë integrim, pyetja nuk është më vetëm se kur Shqipëria do të bëhet pjesë e tregut evropian, por sa të përgatitura janë bankat shqiptare për të konkurruar në të.
Përgjigjia është e qartë: banka 100% digjitale, e ndërtuar nga zero, mbi teknologji të avancuar digjitale, ka një avantazh të madh, që paraprin nevojat e përputhshmërisë së sistemit bankar shqiptar me atë europian.


