Selenica kundër shkrirjes së bashkisë, banorët pendohen për votën e dhënë Ramës dhe Sinajt: Na tradhtuan!

Aktualitet

Selenica kundër shkrirjes së bashkisë, banorët pendohen

Për banorët e Selenicës vota e Vullnet Sinajt pro shkrirjes së bashkisë së tyre, është tradhti e besimit ndër vite që i kanë dhënë me votë për t`i përfaqësuar në Kuvend.

Akuzat nuk i kanë kursyer edhe ndaj Kryeministrit Edi Rama, për të cilin janë penduar që e kanë votuar, ndërsa thonë se pas shkrirjes së bashkisë shpopullimi do të marrë përmasa të mëdha.

Të penduar që u kanë dhënë votën socialistëve e të zhgënjyer deri në dëshpërim me prerjen në besë nga deputeti Vullnet Sinaj.

Kështu e kanë përjetuar banorët e Selenicës votimin e orëve të para të mëngjesit në Kuvend, ku socialistët pa i pyetur dhe pa i dëgjuar, vendosën të shkrijnë 15 bashki, mes tyre edhe selenicën.

Për Ironi, Selenica është bashkia ku ndodhet një nga vendbanimet më të hershme ilire, Amantia, ku dikur zhvillimi matej krenarisht edhe me stadiumin olimpik ku zhvilloheshin lojëra në antikitet.

Por sot, banorëve të Selenicës iu fshi nga harta emri i bashkisë, ndërsa gishtin e akuzës e drejtojnë ndaj deputetit Vullnet Sinaj dhe kryeministrit Edi Rama.

Rrugët e zbrazta të qytetit nuk janë vetëm nga reshjet e shiut të kësaj të premteje. Zbratia e Selenicës sipas banorëve, ka  ardhur si pasojë e vendimeve të qeverisë, që tashmë do ta çojnë në një gradë tjetër shpopullimin.

Në fund, ata kanë dhe një paraljamërim për zgjedhjet e  ardhshme.

ME TE LEXUARAT