Keni plane për fundjavë? Mësoni si do të jetë moti ditën e shtunë dhe çfarë pritet të ndodhë me temperaturat

Ditën e shtunë vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.
Moti parashikohet i vranët dhe me reshje shiu me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të territorit.
Përgjatë Ultësirës Perëndimore dhe në jug reshjet e shiut në intervale afatshkurtra parashikohen me intensitet deri mesatar në formën e shtrëngatave afatshkurtra.
Temperaturat maksimale parashikohet të arrijnë deri në 25 gradë celcius, ndërsa ato minimale në 8 gradë celcius.
Era pritet të fryjë me drejtim kryesor juglindje – jugperëndim me shpejtësi mesatare 6m/s, përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore era hera- herës pritet të fitojë shpejtësi deri 16m/s.


