“Ka një bombë brenda” – Alarm në Gjirokastër, e-maili kërcënues mbërrin në adresë të gjykatës
Lajmifundit
/
9 October 2026, 16:36
Aktualitet

Në godinën e Gjykatës së Shkallës së Parë në Gjirokastër paraditen e sotme është regjistruar një alarm për vendosje eksplozivi.
Një email mbërritur në adresën elektronike të kësaj gjykate bënte fjalë për vendosjen e një bombe në godinë.
Në godinë kanë mbërritur forca të shumta policie duke bërë evakuimin e personelit ndërsa janë ushtruar kontrolle nga njësia antieksploziv. Nga kontrollet rezultoi se alarmi ishte fals.
Në të njëjtën godinë ushtron aktivitetin edhe Prokuroria e Gjirokastrës. Organet e hetimit po punojnë për identifikimin e dërguesve të emailit.


