Grabitet karburanti në Klos, punonjësi kërcënohet me jetë

Aktualitet

Grabitet karburanti në Klos, punonjësi kërcënohet me
Një pikë karburanti është grabitur në orët e para të mëngjesit në qytetin e Klosit, në Mat. Sipas të dhënave paraprake, autorë të ngjarjes janë dy persona të maskuar, të cilët kanë kërcënuar punonjësin dhe kanë marrë paratë që ndodheshin në kasafortë.

Mësohet se njëri prej grabitësve ka mbajtur nën kontroll punonjësin, ndërsa tjetri ka marrë shumën e parave dhe më pas të dy janë larguar.

Deri më tani nuk dihet vlera e parave të grabitura dhe as nëse autorët kanë qenë të armatosur. Në vendngjarje ka mbërritur policia, e cila po kryen veprimet hetimore për zbardhjen e rrethanave të grabitjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion