Gjendet e pajetë në apartament 25-vjeçarja angleze në Durrës, pranë saj ishte fëmija 2-vjeç

Aktualitet

Gjendet e pajetë në apartament 25-vjeçarja angleze në

Një 25-vjeçare me shtetësi angleze është gjetur pa shenja jete në një apartament në lagjen nr. 1 në Durrës.

Ngjarja është konstatuar rreth orës 12:50, kur shërbimet e Urgjencës kanë mbërritur në banesë dhe kanë gjetur të pajetë shtetasen E. S., 25 vjeçe.

Nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune. Ndërkohë, brenda apartamentit është gjetur edhe fëmija i saj, rreth 2 vjeç, i cili fatmirësisht ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.

Në vendngjarje ka mbërritur grupi hetimor, i cili po vijon veprimet për të përcaktuar shkakun e vdekjes dhe për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion