“Gëzuar Ditën Kombëtare, Shqipëri”, NATO përcjell urimin për Pavarësinë dhe vlerëson ushtarakët shqiptarë

Aktualitet

“Gëzuar Ditën Kombëtare, Shqipëri”, NATO
NATO ka përcjellë një mesazh urimi për Shqipërinë me rastin e 28 Nëntorit, Ditës së Pavarësisë, duke vlerësuar rolin dhe kontributin e vendit tonë në kuadër të Aleancës së Atlantikut të Veriut.

Përmes një postimi në rrjetin social X, NATO e cilëson Shqipërinë një aleat të rëndësishëm dhe vlerëson angazhimin e ushtarakëve shqiptarë në aktivitetet dhe misionet e përbashkëta të vendeve anëtare.

Në mesazhin e publikuar, Aleanca rikujton se Shqipëria është pjesë e NATO-s që prej vitit 2009 dhe se gjatë kësaj periudhe ka kontribuar në mbrojtjen kolektive, përmes pjesëmarrjes në stërvitje shumëkombëshe, misione të NATO-s dhe bashkëpunim ushtarak në të gjithë Aleancën.

“Që nga viti 2009, Shqipëria është pjesë integrale e mbrojtjes kolektive të NATO-s, me anëtarë të shërbimit shqiptar që kontribuojnë në stërvitje shumëkombëshe, misione të NATO-s dhe bashkëpunim ushtarak në të gjithë Aleancën.

Në Ditën Kombëtare të Shqipërisë, ne njohim përkushtimin dhe shërbimin e kolegëve tanë shqiptarë. Gëzuar Ditën Kombëtare, Shqipëri”, thuhet në mesazhin e Aleancës.

Urimi i NATO-s vjen në kuadër të festimeve për 114-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë, një nga datat më të rëndësishme të historisë kombëtare.

Shqipëria u bë anëtare e NATO-s më 1 prill 2009, duke u bërë pjesë e strukturës së mbrojtjes kolektive dhe bashkëpunimit ushtarak me vendet e tjera anëtare.

Pjesëmarrja në aktivitetet e Aleancës dhe kontributi i Forcave të Armatosura shqiptare në misionet e përbashkëta janë pjesë e angazhimeve të vendit në kuadër të anëtarësimit në NATO.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion