FOTO / Klea Huta dhe Elgit Doda u ndanë? Postimi i fundit në Instagram u jep përgjigjen të gjithëve
Lajmifundit
/
3 October 2026, 13:29
Showbiz

Për çiftin e njohur të estradës, Elgit Doda dhe Klea Huta, u përfol gjerë e gjatë për një krisje të mundshme në raportin e tyre sentimental.
Në mediat rozë madje u aludua se këngëtari e kishte braktisur Klean për një vajzë tjetër.
Megjithatë, fotoja e fundit e publikuar dëshmon krejt të kundërtën Klea dhe Elgiti vazhdojnë të jenë më të lumtur se kurrë pranë njëri-tjetrit.

Ka qenë vetë Elgiti ai që e ka etiketuar Klean në foton e shpërndarë në rrjetin social Instagram, duke i dhënë fund çdo spekulimi.
Kujtojmë se çifti i dashur për publikun janë edhe prindër të një djali.


