Qarkullonte i armatosur tentoi arratisjen duke përplasur makinën e Policisë, kapet pas ndjekjes 27-vjeçari (EMRI)

Aktualitet

Qarkullonte i armatosur tentoi arratisjen duke përplasur makinën e

Një 27-vjeçar është vënë në pranga ditën e sotme në Kurbin pasi iu gjet një armë zjarri në makinë dhe nuk iu bind urdhrit të punonjësve të policisë. Edmir Xhaferri sapo ka parë shërbimet e policisë ka tentuar të largohej më shpejtësi ku ka hedhur armën dhe ka përplasur automjetin efektivëve.

 Pas disa minutash ndjekjeje, në lagjen “Zef Hoti”, Mamurras 27-vjeçari është kapur dhe vënë në pranga.

 Atij iu sekuestrua arma e zjarrit pistoletë, një municion luftarak, automjeti dhe një palë targa.

Njoftimi i Policisë:

Kurbin/Finalizohet operacioni policor i koduar “Target”.

Qarkullonte me automjet i armatosur me armë zjarri, nuk iu bind urdhrit të punonjësve të Policisë për të ndaluar dhe tentoi të largohej, duke përplasur automjetin e shërbimeve të Policisë dhe rrezikuar jetën e punonjësve të Policisë. Neutralizohet dhe vihet në pranga 27-vjeçari.

Sekuestrohen arma e zjarrit pistoletë, municion luftarak, automjeti dhe një palë targa.

Sektori për Krimet e Rënda, në bashkëpunim me Seksionin e Mbështetjes Operacionale në DVP Lezhë dhe Komisariatin e Policisë Kurbin, bazuar në informacionet e siguruara për një shtetas që qarkullonte i armatosur, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Target”, në kuadër të të cilit u arrestua shtetasi:

-E. Xh., 27 vjeç, banues në Mamurras, Kurbin.

Ky shtetas u lokalizua në qytetin e Mamurrasit, duke qarkulluar me automjet. Sapo ka parë shërbimet e Policisë, ka vijuar lëvizjen me shpejtësi, duke përplasur automjetin e shërbimeve të Policisë dhe duke rrezikuar jetën e punonjësve të Policisë, si dhe ka hedhur armën e zjarrit që mbante me vete.

Pas disa minutash ndjekjeje, në lagjen “Zef Hoti”, Mamurras, u bë e mundur kapja dhe vënia në pranga e 27-vjeçarit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion