(Emri) Ndezi zjarr për të djegur mbeturinat, flakët dogjën ullinj dhe çatinë e një banese, pranga 33-vjeçarit në Mallakastër (EMRI)

Aktualitet

(Emri) Ndezi zjarr për të djegur mbeturinat, flakët dogjën
Një 33-vjeçar është arrestuar në flagrancë në Mallakastër, pasi dyshohet se ndezi zjarr për të djegur mbeturinat në tokën e tij, por flakët dolën jashtë kontrollit dhe shkaktuan dëme në ullinj, si edhe dogjën çatinë e një banese.

Sipas policisë, në pranga u vu Dionis Kalemaj, i cili akuzohet për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”. Nga hetimet rezulton se zjarri i rënë një ditë më parë në fshatin Mollaj u përhap për shkak të erës së fortë, ndërsa për shuarjen e flakëve u angazhuan shërbimet zjarrfikëse dhe policia.

 

ME TE LEXUARAT