Tiranë, aksidentoi për vde'kje të moshuarën që po ecte në këmbë, policia arreston 20-vjeçarin

Aktualitet

Tiranë, aksidentoi për vde'kje të moshuarën që po
Një i ri 20 vjeç është arrestuar nga policia e Tiranës, pasi një ditë më parë aksidentoi për vdekje me motor një të moshuar, e cila po ecte në këmbë.

Ngjarja ka ndodhur në Rrugën e Dibrës, ndërsa raportohet se edhe drejtuesi i motorit mbeti i lënduar.

Pas aksidentit e moshuara është transportuar në spital për ndihmë mjekësore, por, pavarësisht ndërhyrjes së mjekëve, ka ndërruar jetë rreth orës 22:40.

Njoftimi i policise

Specialistët e Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë arrestuan në flagrancë shtetasin E. M., 20 vjeç, pasi më datë 03.10.2026, rreth orës 19:35, në Rrugën e Dibrës, me motomjetin që drejtonte, ka aksidentuar këmbësoren, shtetasen Sh. M., 75 vjeçe, e cila ka ndërruar jetë rreth orës 22:40, në spital.

Gjithashtu, është dëmtuar dhe drejtuesi i motomjetit, shtetasi E. M., i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

 
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

ME TE LEXUARAT