E rëndë/ Të shtëna në Gjilan, humb jetën një grua dhe plagoset një person tjetër (DETAJE)
Lajmifundit
/
9 October 2026, 16:50
Kosovë&Rajon

Një grua ka humbur jetën dhe një person tjetër ka mbetur i plagosur nga të shtënat me armë zjarri të regjistruara pasditen e kësaj të premte në Livoç të Ulët në Gjilan.
Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur efektivët e policisë të cilët po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Mediat në Kosovë raportojnë se viktima është qëlluar me armë zjarri teksa ndodhej brenda në makinë ndërsa një person tjetër ka mbetur i plagosur në këtë ngjarje.


