Dosja që i dogji mandatin Çyrbjes, Prokuroria kërkon pushimin e akuzës ndaj ish-deputetit të PS, i dënuar nga GJKKO

Aktualitet

Dosja që i dogji mandatin Çyrbjes, Prokuroria kërkon pushimin e

Është mbyllur pa asnjë akuzë hetimi i tokave ndaj  ish-deputetit socialist Jurgis Çyrbja, që  dy vite më parë i kushtoi mandatin.

Burimet për mediat thonë se pasi prokurori i dosjes Dritan Prençi shpalli mos kompetencën dhe e kaloi dosjen nga SPAK në Prokurorinë e Durrësit, hetuesit dolën në rezultatin Çyrbja si ish-regjistrues i pronave, nuk ka kryer asnjë vepër penale.

SIPAS kronologjisë së veprimeve hetimore, ish-deputetit ju hapën problemet e para me SPAK me këtë çështje, që tani u mbyllën.

Në dosjen ku shpallet pushimi i hetimeve për Çyrbjen, Prokuroria deklaron se nuk provohet që ish-funksionari të ketë marrë pjesë në falsifikimin e dokumenteve, nuk ka pasur dijeni për falsitetin e tyre dhe nuk ka bashkëpunuar me të tjerë për përfitim personal gjatë regjistrimeve të tokave. Përkundrazi, shton Prokuroria, në disa prej aplikimeve Çyrbja ka kërkuar plotësimin e dokumentacionit ligjor përpara vijimit të procedurës. Ndaj, Prokuroria e Durrësit i thotë Gjykatës se akuza e shpërdorimit të detyrës ndaj Çyrbjes duhet të pushohet. Ndërkohë gjykatës i janë dorëzuar të pandehur Hysen Gashi dhe Qamil Lila.

Siç rezulton në kulmin e hetimeve për këtë çështje, Çyrbja dha dorëheqjen nga mandati, por ndërkohë që tjetër prokurori i SPAK e hetoi atë për dyshime të tjera fraksion që e dërgoi në paraburgim.

Çyrbja u akuzua për dosjen e dytë të bazuar në biseda përmes SkyEcc dhe u gjykua për korrupsion në zgjedhje dhe nxjerrje të sekreteve të policisë që sipas SPAK i kaloheshin anëtarëve të grupeve kriminale. Por avokati i ish-deputetit këmbënguli se Çyrbja nuk e ka përdorur asnjëherë aplikacionin SkyEcc.

Megjithatë insistimet para Prokurorisë së Posaçmes Çyrbja u gjet fajtor dhe në përfundim të vuajtjes së dënimit me dy vite burgim, doli nga qelia në shkurt të këtij viti.

Çyrbja i është drejtuar Gjykatës së Lartë ku edhe për këtë episod pretendon pafajësi me arsyetimin se disponon një shkresë të Policisë shqiptare, e cila përgjigjet se nga  29 dhjetori 2020 deri në 7 mars 2021, policia nuk kishte pasur asnjë plan masash për arrestimin e të kërkuarve në zonat Manëz-Maminas dhe Sallmone, e për rrjedhojë nuk kishte si t’i njoftonte personat problematikë.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion