Ulet tatimi mbi pagën, por a do të përfitojnë punonjësit?

Edvin Stefani pedagog taksimi është i mendimit se politika e qeverisë për të ulur barrën e taksave mbi pagën është një nisëm pozitive.
Qeveria parashikon që pagat nga 200-300 mijë lekë në muaj t’i tatojë 13 % nga 23, që është aktualisht. Por sipas tij efekti i saj mbetet në pikëpyetje.

Në tregun vendas marrëveshjet për pagën në privat kryhen me pagën neto. Ndaj një politikë e tillë rrezikon të mos përcillet, tek punonjësi.
“Është një nisëm fiskale, që vjen si pjesë e politikës që përfaqëson PS. Kush punon më shumë pagunë më shumë. Por ne nuk kemi të dhëna se ulja me 10 % e tatimit mbi pagën nga 23 në 13% janë punonjës në Administratën Publike apo Private.
Nëse janë punonjës në shtet ata do të ndjejnë efektin pasi do t’u mbeten më shumë para në xhep. Por nëse punojnë në privatë, rrezikon që ky fakt të mbetet tek punëdhënësi”, tha Stefani.
Qeveria parashikon se janë afro 30 mijë individë, që do të përfitojnë nga ulja e taksës. Por ndërkohë 1400 të tjerë do të paguajnë një normë tatimi 30%
“Kjo është një kategori kryesisht në nivele drejtuese, që do të taksohet. Për mua kjo politikë është e gabuar, pasi po taksojmë ata, që duhen nxitur më shumë. Pra po taksohet suksesi në punë. Norma 30 % konsiderohet e lartë”, tha Stefani



