Dorëhiqet 3 orë pas emërimit Drejtori i Kadastrës së Elbasanit, ja kush e zëvendëson (EMRAT)

Everest Kazheli, i emëruar në krye të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës në Elbasan, ka dhënë dorëheqjen vetëm 3 orë pas emërimit.
Ndërkohë, Gentian Mahmutaj është emëruar përgjegjës i sektorit tekniko-ligjor në Drejtorinë e Përgjithshme të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës.
Kazheli, me origjinë nga Vlora, drejtonte më herët Drejtorinë Vendore të ASHK-së në Fier, ndërsa ka pasur në të kaluarën të njëjtën detyrë edhe në Lushnjë.
Ai ishte caktuar në krye të Kadastrës së Elbasanit pas largimit të Ester Isait, e cila mbante detyrën e drejtueses së komanduar që prej fillimit të vitit 2026.
Deri më tani nuk ka një informacion zyrtar mbi arsyet e dorëheqjes së Kazhelit, vetëm pak orë pas emërimit.


