Tragj'edia në Gjilan/ Burri vret bashkëshorten dhe një person tjetër, vetëdorëzohet në polici

Kosovë&Rajon

Tragj'edia në Gjilan/ Burri vret bashkëshorten dhe një

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Gjilan të Kosovës, ku dy persona. Viktimat janë një burrë dhe një grua, rreth 30 vjeç, të cilët kanë humbur jetën si pasojë e të shtënave me armë zjarri në fshatin Livoç i Ulët.

Nga kjo ngjarje ka mbetur i plagosur edhe një person tjetër, i cili është transportuar për trajtim të mëtejshëm mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Sipas Policisë së Kosovës ngjarja është raportuar rreth orës 14:25, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë mbërritur menjëherë forcat policore dhe dy prokurorë të Shtetit. Burri është gjetur i pajetë brenda një automjeti, ndërsa gruaja është dërguar në spitalin e Gjilanit pa shenja jete.

Dyshimet paraprake janë se të dy viktimat janë qëlluar me armë zjarri nga i njëjti person. Ndërkohë, i dyshuari është vetëdorëzuar në polici, e cila ka sekuestruar edhe një armë zjarri që dyshohet se është përdorur në ngjarje.

Sipas informacioneve fillestare, mes të dyshuarit dhe viktimave dyshohet se ekziston një lidhje familjare, ndërsa motivi i krimit ende nuk është bërë i ditur.

Policia e Kosovës, në bashkëpunim me Prokurorinë e Shtetit, po vijon hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të kësaj ngjarjeje të rëndë dhe për të përcaktuar shkakun që çoi në përdorimin e armës së zjarrit.

ME TE LEXUARAT