Dolly Parton kishte vetëm një dëshirë para vdekjes: U ndaloi familjarëve ta shihnin, ja dy personat që lejoi pranë saj

Dolly Parton kishte menduar edhe për mënyrën se si dëshironte të mbahej mend nga njerëzit e saj të dashur në ditët e fundit të jetës.
Sipas informacionit të publikuar nga TMZ, këngëtarja kishte kërkuar që vizitat të kufizoheshin dhe që pranë saj të ishte vetëm një rreth shumë i ngushtë njerëzish. Arsyeja, sipas burimeve të cituara, ishte se nuk dëshironte që miqtë dhe familjarët ta shihnin në një gjendje të brishtë dhe të ruanin atë imazh në kujtesë.
Një prej përjashtimeve ishte artistja e saj e flokëve dhe grimit, Cheryl Riddle, e cila kishte punuar me Parton prej vitesh. Sipas TMZ, Parton kishte kërkuar që Riddle të kujdesej për pamjen e saj dhe të ishte pranë saj.
Dolly Parton did not want friends and family seeing her on deathbed... but she made one surprising exception https://t.co/XuuBOjV36s
— Daily Mail Celebrity (@DailyMailCeleb) September 23, 2026
Personi tjetër që thuhet se e pa Parton në ditën e vdekjes ishte nipi i saj, Brian Seaver, i cili kishte qenë për vite me radhë edhe shefi i sigurisë së saj.
Sipas raportimit, Parton i kishte kërkuar Seaver që të ishte ai që do të njoftonte publikisht vdekjen e saj. Në ditën e fundit të jetës së saj, ai thuhet se përgatiti njoftimin dhe regjistroi mesazhin në studion e këngëtares.
Sipas të njëjtave burime, familjarë të tjerë, përfshirë vëllezërit dhe motrat e Parton, nuk u lejuan ta vizitonin në ditën e fundit.


