Arrestimi i ish-drejtoreshës së SHISH, mblidhet javën e ardhshme Këshilli i Sigurisë Kombëtare

Aktualitet

vlora-hyseni6.jpg

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, pritet të mbledhë javën e ardhshme Këshillin e Sigurisë Kombëtare, pas zhvillimeve të fundit lidhur me ish-drejtoreshën e Shërbimit Informativ të Shtetit, Vlora Hyseni.

Mbledhja pritet të zhvillohet në një kohë kur ndaj Hysenit rëndojnë akuza të ngritura nga SPAK për zbulimin e akteve dhe të dhënave sekrete, si dhe përkrahjen e autorit të krimit, në favor të Ergys Agasit.

Sipas hetimeve të SPAK, Agasi është një personazh i akuzuar për krijimin e një grupi kriminal me qëllim manipulimin e tenderave të AKSHI-t. Hetimi për këtë aferë, si dhe operacioni për lokalizimin dhe kapjen e Agasit, kanë çuar në sigurimin e provave të reja për lidhjet e tij me zyrtarë të lartë shtetërorë.

Vlora Hyseni u shkarkua me urgjencë nga drejtimi i SHISH, pasi Gjykata e Posaçme kishte caktuar më herët masën e sigurisë “arrest në shtëpi”, si dhe pezullimin e saj nga detyra.

Këtë të enjte, më 24 shtator, Hyseni u paraqit në Gjykatën e Posaçme, e cila ka konfirmuar masën e sigurisë “arrest në shtëpi” ndaj saj.

Sipas akuzave të ngritura nga SPAK, Hyseni dyshohet se ka përkrahur Agasin gjatë kohës që ai ishte në kërkim, si dhe i ka dhënë informacione dhe të dhëna që klasifikohen si sekrete shtetërore.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion