Ish-shefja e SHISH në hetim, Presidenti pritet të mbledhë Këshillin Sigurisë Kombëtare

Aktualitet

900-0-1763029608x1705338858-begaj-1-946-750x375.jpg

Burime nga Presidenca bëjnë me dije se kreu i shtetit Bajram Begaj do të mbledhë Këshillin e Sigurisë Kombëtare, në lidhje me rastin e Vlora Hysenit. Mbledhja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare pritet të mbahet të hënën e ardhshme.

Një nga arsyet është edhe fakti që kryeministri Edi Rama ndodhet jashtë vendit dhe pritet të kthehet në Shqipëri më 26 shtator.

Lëvizja e kreut të shtetit vjen në një kohë kur çështja e ish-drejtoreshës së SHISH, Vlora Hyseni, ka nxitur debate mbi sigurinë kombëtare dhe kërkesa nga opozita për mbledhjen e këtij këshilli.

Ish-shefja e SHISH Vlora Hyseni u shkarkua nga detyra nga kryeministri Edi Rama, pasi ndaj saj GJKKO ka caktuar masën e sigurisë “arrest shtëpie”.

Kujtojmë që Hyseni dyshohet për dy vepra penale, “nxjerrjen e sekretit shtetëror” dhe “përkrahje e autorëve të krimit”.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion