"Dëgjoja djalin që thërriste dhe s’e ndihmoja dot”, banori rrëfen momentet e tmerrit nga zjarri në Elbasan

Aktualitet

"Dëgjoja djalin që thërriste dhe s’e ndihmoja

Artur Sanço, banor i pallatit ku shpërtheu zjarri në Elbasan, ka rrëfyer momentet e panikut dhe vështirësitë me të cilat u përball për t’u larguar nga banesa.

Ai tregoi se dera i kishte rënë në kokë, ndërsa djali ndodhej në dhomën e tij dhe e thërriste për ndihmë.

Sanço u shpreh se, në pamundësi për të dalë nga banesa, u hodh nga kati i dytë.

Banori gjithashtu tha se shpërthimi kishte qenë shumë i fortë dhe se soleta e katit të tretë kishte rënë, duke zënë poshtë dhomën e gjumit.

"Si t’ia bëj, ku të rri? Edhe veshjet i mora borxh. Dera më ra mua në kokë. Çuni ishte në dhomën e vet. Të dëgjosh çunin të thërrasë ‘o ba’ dhe mos ta ndihmosh… U hodha nga kati i dytë.

Kam dalë në ballkon, kam bërtitur. Tani erdha nga spitali. Kujt t’i bie më qafë unë? Ku të rri? Shpërthimi ka qenë shumë i fortë. Soleta e katit të tretë ka rënë dhe ka zënë poshtë dhomën e gjumit”, rrëfeu banori.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion