“Mos i prek gocat“/ Tensionet para Kryeministrisë, efektivët shtyjnë qytetarët, hedhin spraj me piper

Aktualitet

“Mos i prek gocat“/ Tensionet para Kryeministrisë,

Tensione të forta janë regjistruar mbrëmjen e kësaj të mërkure përpara Kryeministrisë, ku protestuesit janë përplasur me efektivët e Policisë së Shtetit.

Situata është tensionuar në momentin kur disa qytetarë kanë dalë përpara furgonit të policisë, duke penguar lëvizjen e tij. Efektivët kanë ndërhyrë për t’i larguar protestuesit, duke i shtyrë ata dhe duke përdorur spraj lotsjellës.

Gjatë përplasjes janë dëgjuar thirrjet “Mos i prek gocat!”, ndërsa protestuesit kanë kundërshtuar ndërhyrjen e forcave të rendit.

Incidenti ka shkaktuar momente kaotike përpara godinës së qeverisë, ku prej disa orësh po zhvillohet protesta e studentëve dhe qytetarëve që kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Tensionet vijnë pas shoqërimit nga policia të Edison Likës dhe Dritan Goxhajt, të cilët, sipas informacioneve paraprake, refuzuan të merrnin fletët e gjobave të vendosura ndaj tyre.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion