“Protesta do të vazhdojë, s’ka dyshim”/ Marjana Koçeku: Rinia të jetë gati me një listë përfaqësimi në Kuvend! Partitë t’i hapin rrugë!

Politikë

“Protesta do të vazhdojë, s’ka dyshim”/ Marjana

Deputetja e pavarur, Marjana Koçeku ka bërë thirrje që protesta qytetare të kalojë në një fazë të re organizimi, duke synuar përfaqësimin e drejtpërdrejtë të të rinjve në Kuvendin e Shqipërisë.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Koçeku shprehet e bindur se protestat do të vazhdojnë, por thekson se sfida kryesore tashmë është krijimi i një forme përfaqësimi politik, të mbështetur në një konsensus sa më të gjerë.

Ajo u bën apel partive politike, të vjetra dhe të reja, që t’i hapin rrugë organizimit të pavarur të rinisë, të cilin e konsideron një mundësi për të krijuar përfaqësimin më legjitim të 35 viteve të tranzicionit.

Reagimi i plotë i Marjana Koçekut:

“Nuk asht ma çështja nëse protesta do vazhdojë apo jo. Protesta do vazhdojë, kjo s’ka dyshim. Çështja ma e rëndësishme sot asht se si protesta duhet të marrë nji formë përfaqësimi, të gjejë mënyrën e duhun për nji konsensus sa ma të gjanë dhe, përveçse aktive në sheshet publike, të jetë gati për nji liste përfaqësimi në institucionin ma të naltë të kësaj Republike, që asht Kuvendi i Shqipnisë.

Për këtë duhet solidaritet në popull dhe nji mirëkuptim prej të gjitha partive, të vjetra e të reja, që t’i lirojnë rrugë organizimit dhe përfaqësimit ma të pamvarun e ma legjitim të këtyne 35 viteve tranzicion, përfaqësimit të rinisë.”

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion