E rëndë në Dibër/ Raportohet se vajza lyen me benzinë babain e saj dhe i vë flakën, policia ndalon 43-vjeçaren (EMRI)

Aktualitet

E rëndë në Dibër/ Raportohet se vajza lyen me benzinë

Një tjetër ngjarje e rëndë raportohet se ka ndodhur para dy ditësh në Dibër, ku thuhet se vajza ka tentuar t’i marrë jetën babait të saj, pasi mësohet se e ka lyer me benzinë dhe i ka vënë flakën.

Si pasojë, babai ka pësuar djegie të shumta në trup,. E prej ditësh po merr mjekimin në Tiranë, ku është vendosur nën kujdesin e mjekëve.  

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në familjen Mara, ku bëhet me dije se vajza 43-vjeçare Majlinda Mara ka lyer me benzinë babain e saj, 89-vjeçari Adem Mara, e më pas i ka vënë flakën.

Ndërkaq, bëhet me dije se rasti është raportuar në policinë e Burrelit nga komshinjtë të cilët i kanë dhënë ndihmën e parë të moshuarit. Për këtë ngjarje të rëndë policia kriminale e Burrelit ka nisur hetimet dhe bëhet me dije se është ndaluar 43-vjeçarja.

Deri në këtë fazë, rrethanat e ngjarjes vijojnë të jenë të paqarta, ndërsa bëhet me dije se Majlinda Mara akuzohet për veprën penale “Vrasje për shkaqe të marrëdhënies familjare” të mbetur në tentativë.

Aktualisht hetimet janë duke u ndjekur nga prokuroria e Dibrës, ku pritet që në ditët në vijim Majlinda Mara të dalë para gjykatës për t’u njohur me masën e sigurisë “Arrest në burg” që do kërkojë prokurori.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion