Progres-Raporti i KE për Shqipërinë, reagon PD: Raporti konfirmon dështimet e qeverisë…

Politikë

Progres-Raporti i KE për Shqipërinë, reagon PD: Raporti konfirmon

Pas publikimit të Progres-Raportit vjetor të Komisionit Evropian për Shqipërinë, ka reaguar edhe Partia Demokratike.

Në reagimin e saj PD liston disa gjetje që sipas tyre vërtetojnë dështimet e qeverisë.

Reagimi i PD:

Raporti i Komisionit Europian 2026 për Shqipërinë, në mënyrë të përmbledhur:

1 Evidenton mosfunksionimin demokratik të Parlamentit dhe cenimin e të drejtave kushtetuese të opozitës.

2 Evidenton se korrupsioni vazhdon të jetë një sfidë reale për Shqipërinë.

3 Evidenton shkeljen e parimit të barazisë përpara ligjit në çështjen e imunitetit të Belinda Ballukut.

4 Evidenton moszbatimin nga shumica parlamentare të disa vendimeve të Gjykatës Kushtetuese.

5 Evidenton nevojën për një reformë gjithëpërfshirëse zgjedhore, që është urgjentisht e nevojshme, veçanërisht në prag të zgjedhjeve vendore të vitit 2027.

6 Evidenton se reforma territoriale dhe administrative në zhvillim, e shoqëruar me një tendencë drejt ricentralizimit, ka krijuar pasiguri për njësitë e vetëqeverisjes vendore.

7 Evidenton kapjen e shtetit nga partia në pushtet, përmes politizimit të të gjitha emërimeve në institucionet e pavarura kushtetuese dhe ligjore.

8 Evidenton se Avokati i Popullit u zgjodh vetëm me votat e shumicës qeverisëse, duke thyer traditën e konsoliduar të konsensusit ndërpartiak.

9 Evidenton që Qeveria ka ndërmarrë nisma ligjore që nuk përputhen me acquis-in e BE-së dhe standardet europiane, përfshirë miratimin e një ndryshimi në ligjin për portet turistike.

10 Evidenton nevojën për forcimin e integritetit dhe llogaridhënies së Policisë së Shtetit dhe Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore.

Të gjitha këto janë arsye për të cilat studentët, të rinjtë, qytetarët shqiptarë, protestojnë prej ditësh e muajsh tashme. Këto problematika nuk i zgjidh dot Edi Rama, që është shkaku i tyre. Prandaj zëri i të rinjve duhet të dëgjohet. Shqipëria ka nevojë për largimin e Edi Ramën, ka nevojë për një qeveri kujdestare që përgatit vendin për zgjedhje të lira dhe të ndershme, si dhe për plotësimin e kushteve të anëtarësimit në BE.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion