“Çudia më e madhe zgjat 7 ditë”, Monika Lubonja rikthehet në rrjetet sociale pas videove intime me kompozitorin Hila

Aktorja e njohur shqiptare dhe ish-banorja e “Big Brother VIP”, Monika Lubonja, është rikthyer në Instagram me një video të re, pas publikimit dhe qarkullimit në rrjet të videove intime të Adi Hilës, ku shfaqej edhe ajo.
Postimi i saj i fundit ka karakter promovues për një biznes, por vëmendjen e ndjekësve e ka tërhequr rikthimi i aktores në rrjetet sociale, pas reagimit të saj të mëparshëm përmes një deklarate të publikuar në Instastory.
Në videon e publikuar, Lubonja dëgjohet të thotë: “Çudia më e madhe zgjat 7 ditë”, një shprehje që vjen në një moment kur emri i saj është përfshirë në vëmendjen e publikut për shkak të ngjarjeve të fundit.


