Zhytet nëndetësja gjatë trajnimit, zhduken 53 persona

Bota

Zhytet nëndetësja gjatë trajnimit, zhduken 53 persona

Një nëndetëse indoneziane mësohet se është zhdukur në ujërat Bali. Autoritetet zyrtare bëjnë me dije se në nëndetësen, ndodheshin 53 persona, që sipas autoriteteve, ishin në një trajnim.

 

Mediat vendase shkruajnë se qeveria ka nisur menjëherë kërkimet e anijes KRI Nanggala-402, ndërsa u ka bërë thirrje Australisë dhe Singaporit për të ndihmuar në kërkimin e saj.

Raportet e medieve lokale thanë se, nëndetësja ishte zhdukur në ujërat rreth 60 milje (96 km) larg brigjeve të Balit, herët në mëngjesin e ditës së sotme

ME TE LEXUARAT