Maska më e veçantë në botë kundër Covid-19 krijohet në Belgjikë, ja si duket (Video)

Në këto kohë pandemie, të gjithë janë vënë në punë për të gjetur diçka që mund të shpëtojë njerëzimin. Teksa mjekët ekspertë po punojnë për të gjetur vaksinën, të tjerë punojnë për të bërë një jetesë më të qetë.
Prej kohësh ne jetojmë me maskë, ndërsa një belg ka krijuar maskën më të veçantë në botë. Alian Verschueren ka krijuar një mini oaz portabël, një ‘kopsht’ të lëvizshëm me bimë, të cilin e vendosë mbi shpatulla, si një “maskë” për t’u mbrojtur nga COVID-19.
Mediat e huaja shkrujnë se ai është frymëzuar nga oazet e mahnitshme që ka parë ai në Tunizi, 15 vite më parë teksa punonte atje.
“Ideja lindi për të krijuar një ‘flluskë’ në të cilën mund të izolohesha, të qëndroja i shkëputur nga bota e zhurmshme”, tha Verschueren, duke shtuar se ai vuan edhe nga astma dhe në këtë mënyrë mund të marri frymë më lehtësisht sesa me një maskë.


