Xhaxhai i tij kërkonte kujdestarinë, 18-vjeçari me probleme mendore zhduket pak orë përpara gjyqit

Nuk ka fund drama e një 18-vjeçari grek me probleme të shëndetit mendor i cili u përdhunua nga një 66-vjeçar dhe abuzohej nga i ati. Vetëm pak orë nga seanca gjyqësore për caktimin e masës për dhunuesit e tij, i riu nga Greqia u zhduk.
Kjo ka vendosur në lëvizje autoritetet greke të cilët e kanë kërkuar gjatë gjithë ditës. Në mbrëmje ata arritën ta gjejnë në shtëpinë e gjyshit të tij në gjendje të mirë shëndetësore.
I riu duhej të ishte i pranishëm në sallën e gjyqit për shkak se do të vendosej për kujdestarinë e tij. Xhaxhai i 18-vjeçarit ka kërkuar që t’i hiqet kujdestaria e të atit i cili është arrestuar pasi ka ushtruar dhunë ndaj të riut.
Sipas mediave greke, përveç dhunës nga babai, 18-vjeçari është përdhunuar sistematikisht nga një 66-vjeçar për 4 vite.
Këtë akuzë e ka verifikuar dhe raporti mjeko-ligjor që është bërë për të riun. Në atë kohë, 18-vjeçari u largua nga shtëpia dhe kërkoi strehim në një fshat, por pa marrë asnjë zgjidhje.
Mediat greke shkruajnë se i riu vuan nga probleme të shëndetit mendor, duke e rënduar më tej pozitën për babain dhe 66-vjeçarin që e ka përdhunuar.


