Vladimir Putin refuzon takimin për paqe me Trump dhe Zelenskyn: Plotësoni këto kushte

Bota

Vladimir Putin refuzon takimin për paqe me Trump dhe Zelenskyn:

Rusia ka refuzuar sërish një takim të afërt mes Vladimir Putin, Donald Trump dhe Volodymyr Zelensky. Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha se Putin ka deklaruar se është i hapur për takime të nivelit të lartë, por fillimisht duhen plotësuar disa kushte.

Sipas Kremlinit kjo mund të ndodhë si rezultat i marrëveshjeve që janë përpunuar në një nivel teknik, në një nivel ekspertësh. Një takim trepalësh mes Trump, putin dhe Zelensky u propozua në raundin e dytë të bisedimeve në Stamboll. Ministri i jashtëm ukrainas Rustem Umerov tha se një takim i tillë mund të ndodhë në fund të muajit.

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitte tha se Trump është i hapur për një takim të tillë dhe dëshiron që liderët të ulen në tryezë. Zelensky po ashtu ka shprehur gatishmërinë e tij për t’u takuar, por palët janë ndeshur vazhdimisht në refuzimin e Putin.

Në bisedimet në Stamboll të hënën, delegacionet ranë dakord të shkëmbejnë rreth një mijë të burgosur lufte dhe trupat e ushtarëve të rënë. Por kushtet e tyre për t’i dhënë fund konfliktit mbetën shumë larg njëra-tjetrës.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion