Detaje nga aksidenti në Elbasan/ 5 të plagosur, një prej tyre niset drejt Traumës në gjendje të rëndë

Aktualitet

Detaje nga aksidenti në Elbasan/ 5 të plagosur, një prej tyre

Detaje të reja janë në lidhje me aksidentin e trefishtë në Elbasan. Sipas policisë, aksidenti rrugor ndodhi rreth orës 17:20, në lagjen “Dyli Haxhire”, vendi i quajtur “Ura e zaranikës”.

Gjithashtu në aksident u përfshinë tre automjete, me drejtues përkatësisht shtetasit D. Z., I. A. dhe E. L.

Po ashtu bëhet e ditur se 30-vjeçari i cili ka marrë plagë në kokë është transportuar drejt spitalit të Traumës në Tiranë.

"Elbasan/Informacion paraprak Rreth orës 17:20, në lagjen “Dyli Haxhire”, vendi i quajtur “Ura e zaranikës”, janë përfshirë në aksident rrugor 3 automjete, me drejtues përkatësisht shtetasit D. Z., I. A. dhe E. L..

Si pasojë janë dëmtuar të tre drejtuesit e automjeteve dhe dy pasagjerë në automjetin me drejtues shtetasin I. A., të cilët janë transportuar për ndihmë mjekësore, në spital. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit", njofton policia.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion