Kamioni merr para "Volsvagenin" për disa metra në autostradë, Video

Mediat britanike kanë publikuar momentet dramatike të një incidenti në autostradë, ku shoferi i kamionit merr përpara një makinë Volksvagen.
Personi që regjistron videon bërtet: “Ndalo, idiot dreqi!”, ndërsa bën vazhdimisht me shenjë nga drejtuesi i kamionit.
Por shoferi 50-vjeçar i mjetit nuk është në dijeni që ka përpara një makinë, deri në momentin që afrohet pranë personit që po regjistronte.
Bëhej fjalë për një kamion të një kompanie shpërndarjesh. Menaxheri i firmës tha për “Daily Mail” se:
“U trondita kur pashë videon, por shumë njerëz po e fajësojnë shoferin tim, por nuk ishte faji i tij”.
“Drejtuesi Volksvagenit u afrua pranë kamionit dhe shoferi im nuk e pa atë. Ai betohet në Zot që nuk e kishte pikasur makinën”, shtoi menaxheri.


