VIDEO/ Sulm me armë zjarri në stacionin e autobusëve në Jerusalem, 4 të vdekur dhe 11 të plagosur

Bota

VIDEO/ Sulm me armë zjarri në stacionin e autobusëve në

Të paktën katër persona u konfirmuan të vdekur në një sulm me armë zjarri në një stacion autobusi në Jerusalem sot, sipas shërbimeve të emergjencës.

Të paktën 11 persona u plagosën , tre prej tyre rëndë, sipas Eli Bin, drejtorit të përgjithshëm të MDA-së.

Më herët, policia njoftoi se dy autorët u neutralizuan në vendngjarje dhe sulmi po hetohet, sipas një deklarate të policisë. Nuk është e qartë në këtë kohë nëse katër viktimat e njoftuar nga autoritetet izraelite përfshijnë edhe autorët e të sulmit që u neutralizuan në vend.

Sipas informacioneve nga mediat izraelite, autoritetet po hetojnë incidentin dhe e konsiderojnë të rëndësishme faktin që ishte një sulm terrorist.

ME TE LEXUARAT