“Përjashtim nga shkolla për nxënësit dhe mësuesit në rast se janë me celular”, paralajmërimi i drejtoreshës së ZVA

Aktualitet

“Përjashtim nga shkolla për nxënësit dhe mësuesit

Brisela Kadija, kreu i Zyrës Vendore Arsimore (ZVA) në Shkodër, në A2 CNN deklaroi se përdorimi i celularit në klasë mund të çojë deri në përjashtimin jo vetëm të nxënësve, por edhe të mësuesve.

“Në lidhje me udhëzimin e ri për ndalimin e celularëve në shkolla, duhet thënë që ne e kemi patur në rregulloret tona si pikë thelbësore dhe i kishim marrë masat për këtë”, tha Kadija.

“Udhëzimi ka një të mirë, që na ndihmon shumë, pasi ka edhe penalitetet, qoftë për mësuesit, qoftë për nxënësit. Përdorimi i celularit çon deri në kalimin në komisionin e disiplinës. Masat mund të jenë deri në përjashtim”, shtoi kreu i ZVA në Shkodër.

Sipas saj, “edhe mësuesit, njësoj si nxënësit, mund të kalojnë në komision disipline nëse shkelin pikat e këtij udhëzimi”. 

ME TE LEXUARAT