Rifreskimi i PD-së/ Sekretarja e re pas besimit që i dha Berisha premton se do të bëjë diferencën!

Eva Metaj është një ndër prurjet e reja në PD në atë që po interpretohet si proces rifreskimi
Pas zgjedhjeve të fundiit brenda PD Eva Metaj u zgjodh Sekretare për Organizatat Partnere.
Eva Metaj ka ndarë një foto me liderin demokrat pas takimit dhe një mesazh në rrjetet sociale lidhur me rolin e ri që i është besuar.
Postimi i Eva Metaj:
Me ftesë të Doktor Berishës, sot pata një bisedë të drejtpërdrejtë mbi rolin dhe përgjegjësinë që më është besuar.
Besimi i tij për të më ngarkuar me një funksion kaq të rëndësishëm është për mua një vlerësim, por mbi të gjitha një përgjegjësi për të dëshmuar me punë se ky besim është i merituar.
Roli im nuk është vetëm një funksion, është një zë, një përgjegjësi dhe një mundësi për të bërë diferencën.


