Tragjedi në veri të Italisë – Helikopteri përplaset me kabllot e teleferikut dhe shpërthen në flakë, humbin jetën dy persona

Bota

Tragjedi në veri të Italisë – Helikopteri përplaset me

Një aksident tragjik ka ndodhur në veri të Italisë, pranë liqenit Campliccioli, ku një helikopter i vogël u përplas me kabllot e një teleferiku dhe më pas u rrëzua.

Përplasja ndodhi pranë digës së Camplicciolit, në zonën malore të Antrona Schieranco. Sipas autoriteteve, mjeti fluturues goditi kabllot e teleferikut të shërbimit të përdorur nga kompania energjetike Enel për aksesin në digë.

Pas përplasjes, helikopteri mori flakë dhe u rrëzua pranë brigjeve të liqenit. Të dy personat që ndodheshin në bord humbën jetën.

Viktimat janë identifikuar si Alessandro Angelo Muscinelli, 62 vjeç, i cili drejtonte mjetin, dhe Antonella Pagliarani, 63 vjeçe, e cila udhëtonte si pasagjere.

Në vendngjarje mbërritën zjarrfikësit dhe ekipet e emergjencës, ndërsa një helikopter i zjarrfikësve u angazhua për shuarjen e flakëve.

Autoritetet italiane kanë nisur hetimet për të përcaktuar se si helikopteri përfundoi duke goditur kabllot e teleferikut.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion