U arrestua bashkë me Ergys Agasin – Policia kontroll në banesën e ish-efektivit Uljan Shpataraku te “Liqeni i Thatë”

Aktualitet

U arrestua bashkë me Ergys Agasin – Policia kontroll në

Menjëherë pas arrestimit të Ergys Agasit dhe Uljan Shpatarakut në zonën e Plepave në Durrës, forcat e policisë kanë zhvilluar një kontroll në banesën e Shpatarakut në zonën e “Liqenit të Thatë” në Tiranë.

Sipas informacioneve, kontrolli është kryer me urdhër të organeve të drejtësisë, në kuadër të veprimeve hetimore që lidhen me dosjen e AKSHI-t.

Efektivët kanë ushtruar kontroll në ambientet e banesës, ndërsa hetuesit po këqyrin dokumente, pajisje elektronike dhe sende të tjera që mund të kenë vlerë për hetimin.

Kontrolli i banesës vjen menjëherë pas arrestimit të Shpatarakut, i cili u kap së bashku me Ergys Agasin teksa udhëtonin me një automjet nga Elbasani drejt Durrësit.

Shpataraku, ish-punonjës policie, ishte në shoqërinë e Agasit, i shpallur në kërkim nga Prokuroria e Posaçme në kuadër të hetimeve për dosjen e tenderëve të AKSHI-t.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion