Rama thërret mbledhje me ministrat e drejtuesit e PS-së të premten/ Detajet e takimit

Politikë

Rama thërret mbledhje me ministrat e drejtuesit e PS-së të
Kryesia e Partisë Socialiste do të mblidhet të premten pasdite në selinë e PS-së, në një mbledhje të thirrur nga kryeministri Edi Rama.


Sipas informacioneve, në fokus të mbledhjes do të jetë përcaktimi i datës së Asamblesë së Partisë Socialiste. Mbledhja e Asamblesë pritet të zhvillohet gjatë ditëve të para të shtatorit.

Takimi i Kryesisë vjen në kuadër të përgatitjeve të strukturave të PS-së për aktivitetin politik të muajit shtator dhe përcaktimin e axhendës së mëtejshme të partisë.


Mbledhja vjen vetëm pak ditë pas takimeve me dyer të mbyllura në Pogradec, ku në qendër ishte qasja e re e qeverisë dhe Partisë Socialiste ndaj shqetësimeve të qytetarëve.

Rama kërkoi që problematikat e tyre të vendosen në krye të axhendës, duke u ngarkuar ministrave që çdo muaj të ndjekin punën e drejtorive në varësi, ndërsa drejtuesve politikë u kërkoi më shumë prani në terren.

Reflektimin për një qasje të re ndaj problematikave të qytetarëve, Partia Socialiste e ka mishëruar në dy dokumentet “Besa” dhe “Prania Besnike”. Në Pogradec u prezantua edhe platforma “Pasqyrë Albania”, ku do të grumbullohen dhe ndiqen ankesat e qytetarëve.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion