Vendosi lëndë shpërthyese në trupin e tij, vret veten lideri i Boko Haram

Bota

Vendosi lëndë shpërthyese në trupin e tij, vret veten lideri

Ka vrarë veten lideri i grupit militant në Nigeri, Boko Haram, Abubakar Shekau. Të paktën kështu deklaruan rivalët militantë në një audio-incizim. Shteti Islamik Provinca e Afrikës Veiore (Isëap) ka thënë se Shekau ka vdekur pasi ai ka vendosur lëndë shpërthyese në trupin e tij.

Sipas tyre, ngjarja ka ndodhur pas përleshjes mes militantëve të të dyja formacioneve. Ata shtojnë se Shekau është raportuar i vdekur muajin e kaluar, si dhe i vrarë prej një kohe.

Nga ana tjetër, as Boko Haram, as Qeveria e Nigerisë nuk kanë konfirmuar vdekjen e tij. Analistët thonë se nëse konfirmohet vdekja e Sheakut, është e paqartë nëse do të shënonte fundin e Boko Haramit.

Disa parashikojnë se vdekja e Shekaut mund të rezultojë me dhënie fund të rivalitetit të dhunshëm mes grupeve Boko Haram dhe Shtetit Islamik Provinca e Afrikës Veriore, mirëpo të tjerë thonë se militantët e Boko Haramit do t’iu qëndrojnë besnikë ideve të tyre.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion